Memorandumi, Shqipëria dhe Italia forcojnë aleancën e sigurisë në fushën policore

Shqipëri- Itali forcojnë aleancën e sigurisë. Për këtë qëllim është firmosur edhe një Memorandum midis dy ministrive të brendëshme të Shqipërisë dhe Italisë.
Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme italiane dhe asaj shqiptare ka të bëjë me këshillimin dhe asistencën për riorganizimin e policisë shqiptare, nënshkruar fillimisht që me 17 shtator 1997.
“Ky protokoll shënoi fillimin e aleancës sonë së sigurisë. Sot mund të them me krenari se nënshkrimi i atij akti përfaqësoi vetëm hapin e pare, në një proces të gjatë bashkëpunimi mes autoriteteve të dy vendeve, të cilat me një ndjenjë të lartë detyre kanë kontribuar në krijimin e hapësirave të lirisë dhe zhvillimit”, tha ministrja e Brendshme italiane, Luciana Lamorgese.
Ndërsa ministri i Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi, theksoi në fjalën e tij se në 25 vjet ka pasur një parakalim epokal, nëse mendojmë për Shqipërinë që po eksportonte probleme te fqinjët tanë, ndërsa sot bashkërendojmë punën për të përballuar sfidat e sigurisë.
“Në fakt, jo vetëm në bisedimet e zhvilluara mes dy ministrave, por edhe në takimin që Lamorgese pati me kryeministrin Edi Rama, ishte rasti për të nisur projekte të reja dhe për të rënë dakord për forma më të strukturuara bashkëpunimi”, theksoi Çuçi.
Dy ministrat, Lamorgese dhe Çuçi, vlerësuan rezultatet e shkëlqyera të bashkëpunimit policor italo-shqiptar të kryer nën kujdesin e Departamentit të Sigurisë Publike, i shprehur nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Interforcave Italiane (UCI) me detyra bashkëpunimi hetimor dhe trajnimit dhe analizave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




