CDU s’do bashkëpunojë me Berishën, Bardhi: Po izolon ndërkombëtarisht PD, mos bëj sikur s’kupton

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka akuzuar Sali Berishën se për faj të tij Partia Demokratike po izolohet nga ndërkombëtarët. Duke komentuar deklaratën e deputetit gjerman Peter Beyer se CDU nuk do të bashkëpunojë me Berishën duke mbajtur të njëjtin qëndrim si SHBA, Bardhi shprehet se Berisha nuk mund të sillet më sikur nuk kupton pasi me qëndrimin e tij çimenton regjimin e Ramës.
“Babi Zenit duhet të kërkojë ndjesë që gënjeu demokratët që qëndrimi i Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestag, është personal. Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU Peter Beyer konfirmon se nuk do të ketë bashkëpunim me Sali Berishën, të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor. Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ai e ka futur Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombëtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”, shkruan Bardhi.
Situata në PD vijon të jetë e përçarë prej kohësh ku nga njëra anë një grup deputetësh mbështesin Enkelejd Alibeajn duke kërkuar ribashkimin e partisë por pa praninë e Sali Berishës si ‘non grata’ nga SHBA, nga ana tjetër deputet të tjerë kanë vendosur të mbështesin Berishën, i cili u zgjodh si kryetar i PD përmes zgjedhjeve që u organizuan nga Komisioni i Rithemelimit.

Postimi i Gazment Bardhit
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




