Berisha: Rama mohon genocidin serb në Kosovë

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një postim të tijin në rrjetet sociale, ka  akuzuar kryeministrin Edi Rama se “po mohon gjenocidin serb në Kosovë”. Sipas tij, refuzimi i rezolutës së PD për gjenocidin, dëshmon se bëhet për shkak të Ballkanit të Hapur.

“Refuzimi i rezolutës tonë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nga vasal i Vuçiçit, Edi Rama, për shkak të “Ballkanit të Hapur”, është akti antikombëtar më i rëndë, pas dorëzimit të Kosovës tek serbët nga Enver Hoxha. Ky akt antishqiptar është përdhosje e shpirtrave të 10 mijë shqiptarëve që u vranë dhe masakruan vetëm në plojën e fundit të Beogradit në Kosove. Mohimi i genocidit është krim i shëmtuar”, shkruan Berisha.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme