Meta homazhe në nder të Nishanit: Mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti Ilir Meta ka kryer homazhet në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, pas ndarjes nga jeta më 28 maj. Pas kryerjes së homazheve, Meta ka deklaruar për mediat se Nishani ishte një prej politikanëve më të përgjegjshëm që ka njohur vendi dhe një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar.

“Ndarje e dhimbshme dhe shumë e parakohshme e presidentit Nishani nga jeta…Ai ishte një nga politikanët, shtetarët më të përgjegjshëm e më seriozë të këtyre dekadave, i cili në çdo detyrë politike dhe shtetërore shkëlqeu me korrektësinë e tij, integritetin, konstruktivitetin që e karakterizonte dhe në çdo detyrë, dhe në atë të presidentit, gjithmonë ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar. Ai lë pas një trashëgimi shumë pozitive dhe një kujtim të paharruar për të gjithë ata që u shërbeu me përkushtim e besnikëri”, tha Meta.

Homazhet për ish-presidentin po mbahen në sallën “Skënderbeu” në Presidencë. Homazhet në nder të tij do të mbahen për dy ditë 1 dhe 2 qershor. Pak para Metës, homazhe ka mbajtur edhe  kryetari i Partisë Demokratike i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha i cili deklaroi se ka humbur një nga bashkëpunëtorët e tij më të çmuar.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme