Mbërrin në Shqipëri trupi i ish presidentit Nishani, nderohet nga policia kufitare në Morinë! Sot dhe nesër homazhet në nder tij

Politikë | 4 vite më parë

Trupi i pajetë i ish-Presidentit Bujar Nishani ka mbërritur në atdhe gjatë orëve të para të mëngjesit, ku do të prehet në varrezat e Sharës në Tiranë. Makina me arkëmortin kaloi pikën e kufirit të Morinës mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku në nder të tij u zhvillua një ceremoni për nderimin e ish president nga policia kufitare e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Sot dhe ditën e nesërme do të zhvillohen homazhet për ish presidentin Bujar Nishani në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku të afërm, miq dhe dashamirës do i japin lamtumirën e fundit.

Trupi i ish-presidenti do të përcillet në banesën e fundit i shoqëruar nga një kortezh mortor deri te Ura e Lanës e më pas do të përcillet për në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Bujar Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani. Ai vuante nga një sëmundje autoimune e mëlçisë dhe pasojat që i la COVID-19 përkeqësoi gjendjen e tij.  Nishani mori mandatin presidencial më 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017, ndërsa bëhet presidenti më i ri në moshë që ka ndërruar jetë në Shqipëri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme