Dështuan në 3 raundet e para, Alibeaj: Humbëm mundësinë për një President konsensual

Politikë | 4 vite më parë

Mungesa e kandidatëve nga opozita solli ezaurimin e raundit të tretë për presidentin e ri. Kuvendi miratoi në seancën plenare të orës 10:00 raportin e Komisionit të Ligjeve për përmbylljen e raundit të tretë për Presidentin pa asnjë kandidaturë. Kjo ka nxitur dhe reagimin e Kryetarit të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili ka deklaruar para mediave se humbën shansin për t’i dhënë Shqipërisë një institucion që do duhej të kishte legjitimitetin e palëve.

“Në momentin kur ne ofruan rregullat që u pranuan, u pa qartë që nga ana e Ramës ndodhi ajo që ai di të bëjë gjithmonë, të tërhiqet. Për shkak të ndryshimeve famëzeza të 2008 Presidenti zgjidhet me 71 vota. Humbëm një rast për ti dhënë Shqipërisë një institucion që do duhet të kishte legjitimitetin e palëve, që më vonë të ishte i tillë që sa herë të kishte sfida, të qëndronte në mënyrë serioze në lartësinë e detyrës”, u shpreh Alibeaj.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të vendoset data për mbajtjen e raundit të katërt për presidentin. Do jetë mazhoranca që do propozojë emrin për presidentin e ri i cili në raundin e katërt dhe të pestë zgjidhet me 71 vota. Pak më parë Kreu i grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla konfirmoi se PS do të propozojë një emër në raundin e katërt, që mund të shenjojë dhe përmbylljen e procesit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme