Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Jozefina Topalli: Shpresova se do ia dilte edhe kësaj here

Politikë | 4 vite më parë

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Me një postim në Facebook, Topalli ka ngushëlluar familjarët e Nishanit.

Teksa kujton një operacion shëndetësorë të vështirë të cilit Nishani iu nënshtrua disa vite më parë, Topalli shkruan se kishte shpresuar se ish-presidenti do ia dilte edhe kësaj here.

“Lamtumire President Nishani! Bujar Nishani ka një histori të veçantë njerëzore dhe politike. Pak njerëz në politikë kanë patur aq poste të rëndësishme dhe të kenë dalë nga to me respekt e dinjitet. Edhe në jetën personale  ka kaluar sfida jo të vogla duke u përballur me jetën. Kujtoj, shumë  vite me parë, kur u takuam para se të bënte një operacion të vështire. Askush nuk e dinte si do shkonte. Operacioni ishte tepër delikat, por ai edhe në atë situatë fliste me qetësi dhe vetëkontroll. Shpresova se do ia dilte edhe kësaj here. Me pikëllim të madh shpreh ngushëllimet më të thella për Odetën, fëmijet e familjen e tij me të gjerë, për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij! Bujar Nishani i ka bërë nder familjes, vendit dhe Partisë Demokratike! Pushofsh në paqe mik!”, shkruan Topalli.

Bujar Nishani ndërroi jetë dje (28 maj) në moshën 58 vjeçare, i shtruar në një spital në Gjermani. Ai vuante nga një sëmundje autoimune e mëlçisë dhe pasojat që i la COVID-19 përkeqësoi gjendjen e tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme