Kryeministri Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit, Nishani

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Zoti Rama ka postuar një foto bardhezi të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani. Rama e ka shoqëruar foton me një mesazh, duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.
“U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes,” shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




