Ambasadori i Maqedonisë së Veriut: Rruga e integrimit në BE duhet të vazhdojë bashkërisht me Shqipërinë

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut Dancho Markovski ka shprehur mendimin se procesi i integrimit në BE i Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë bashkërisht me Shqipërinë. Kjo deklaratë vjen si përgjigje ndaj kryeministrit Edi Rama i cili me herët ka deklaruar se do kërkojë ndarjen nga MV, nëse nuk zgjidhet çështja me Bullgarinë.
“Duam të arrijmë me Bullgarinë një marrëveshje me baza të forta, sepse e dini që procesi është i gjatë dhe nuk dua të ngelen më pas probleme . Lidhur me deklaratën e Ramës, mund të them se ne po bëjmë rrugëtimin së bashku dhe në këtë moment ne jemi bashkë.
Unë mendoj si Shqipëria dhe RMV i kanë mbaruar detyrat dhe procesi nëse do të ndahet apo jo ngelet për tu parë. Komisioni Europian ka thënë disa herë që janë përmbushur kushtet por deri tani nuk e kanë mbajtur fjalën“, tha ai.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse Këshilli Evropian nuk arrin deri në qershor të çajë murin e vendosur nga Bullgaria për Republikën e Maqedonisë së Veriut, do insistojë që Shqipëria të trajtohet veçmas.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




