Zgjedhjet për kreun e PD, në 5 orë votojnë mbi 24 mijë demokratë

Politikë | 4 vite më parë

Teksa vijojnë të mbahen zgjedhjet për kreun e PD-së, ku në garë janë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, demokratët që prej orës 08.00 të mëngjesit po u drejtohen qendrave të votimit.

Sipas komisionit të  Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD ka njoftuar se në 5 orë, pra deri në orën 13.00 kanë votuar 24 165 anëtarë.

Sipas komisionit, procesi po vijon i qetë në të gjitha qendrat e votimit në vend.

Më herët votuan edhe Sali Berisha, i cili e cilësoi këtë një moment historik, dhe Ibsen Elezi, i cili bëri thirrje që procesi të mos kishte parregullsi. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 18.00.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme