Stolteberg bisedë telefonike me Ramën: Finlanda dhe Suedia në NATO do forconin aleancën

Politikë | 4 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm NATO-s Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Me një postim në Twitter, Stoltenberg shkruan se biseda u përqendrua rreth luftës në Ukrainë dhe se si Kievi mund ta fitojë atë.

Po ashtu ai thekson se diskutuan me Ramën edhe mbi aplikimin e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, duke shtuar se dy vendet do ta forconin aleancën.

“Zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për mbështetjen e NATO-s ndaj popullit të Ukrainës. Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së Dyerve të Hapura”, shkruan ai.

Finlanda dhe Suedia dorëzuan zyrtarisht më 18 maj aplikimet për anëtarësimin në NATO në selinë e aleancës në Bruksel. Shqipëria është deklaruar hapur në mbështetje të vendimit të dy vendeve, duke u zotuar se do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përshpejtuar anëtarësimin e tyre në aleancë.

Postimi i Stoltenberg në Twitter

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme