Ibsen Elezi kërkon shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e PD: Ka një sërë shkeljesh statutore e ligjore

Politikë | 4 vite më parë

Kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi, i cili garon përballë Sali Berishës, ka kërkuar sot shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Në një deklaratë për shtyp, Elezi tha se ka konstatuar një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore, duke pretenduar se asnjë nga elementët e primares dhe elementët e debatit nuk po zbatohen dhe se ka pasur defekte të renda me listat.

“I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore. Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD. Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit. Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtjen e procesit sipas normave statutore. Mos marrja e kësaj kërkese, moskthimi përgjigje dhe mos organizimi i një mbledhje është një shkelje statutore dhe shkelje e veprimtarisë”, tha Elezi.

Zgjedhjet për kreun e PD do të mbahen më 22 maj, ku në garë janë Sali Berisha dhe Ibsen  Elezi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme