Eurodeputeti mban fjalim me bluzën e kombëtares shqiptare në mbështetje të hapjes së negociatave

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka përshëndetur rezolutën e Parlamentit Evropian, mbi Raportin e Komisionit të 2021, si dhe debatin shumë mbështetës e inkurajues të zhvilluar në seancën plenare ditën e sotme.

“Falenderues ndaj Raportueses së Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Maria Santos për prezantimin e gjetjeve objektive në lidhje me ecurinë e vendit vis a vis procesit të integrimit dhe apelin për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda Presidencës Franceze të Këshillit Evropian. Falenderues edhe ndaj të gjithë eurodeputetëve të cilët mbështetën njëzëri domosdoshmërinë e përparimit në axhendën europiane të Shqipërisë. Një surprizë e këndshme dhe e bukur ishte fanella e kombëtares e mbajtur nga eurodeputeti Ciarán Cuffe, si një tifoz i mirëfilltë i Shqipërisë”, shkruan Balla.

Sipas tij, edhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Didier Reynders , theksoi vendosmërinë në plotësimin e kushteve nga ana e Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, dhe kërkoi mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë sa më parë.

Edhe eurodeputeti Ciaran Cuffe, ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Evropian, ndërsa kishte veshur bluzën e kombëtares shqiptare. Gjatë fjalës së tij, Cuffe theksoi se Shqipëria ka bërë përpjekje shumë të mëdha, prandaj ka ardhur momenti që të hapen menjëherë negociatat për anëtarësim në BE.

/rtsh.al/

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme