Presidenti, maxhoraca dhe opozita nesër në negociata, Balla: Bëni propozime konkrete! Alibeaj: Kërkojmë transparencë

Politikë | 4 vite më parë

Maxhoranca dhe opozita do të ulen nesër (18 maj), në orën 10:00, për të negociuar për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Vendimi u mor gjatë takimit në Kryesinë e Kuvendit mes kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulnat Balla dhe Enkelejd Alibeaj, ndërsa mes palëve është rënë dakord që takimi nesër të zhvillohet me praninë e mediave, kërkesë kjo e opozitës.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të takimit, Balla u shpreh se po harxhohet kohë me pjesën e parë në procesin e zgjedhjes së presidentit, duke i kërkuar opozitës që të shkojnë me propozime konkrete.

“Unë po them që sot ka pasur konferencë të kryetarëve dhe kam propozuar të takohemi në orën 18 dhe kemi qenë të përfiktë të dy. Me mua ishte dhe Spiropali, ka qenë Pampuri me Alibeajn. Unë pozicionin tim e kam thënë qartë sot do ta them dhe nesër. Po harxhojmë shumë kohë me pjesën e parë. Propozimi im është që të vijë me propozime konkrete. Negociatat me shkresa nuk sjellin produkt. Rama s’ka vendosur vijë të kuqe ka cituar nenin përkatës të kushtetutës. Asnjë nga palët nuk bën pengmarrje të procesit. Procesi i negociatave kryhet përgjatë 3 raudeve të para. Rama ka thënë që prej ditës së parë që Shqipëria s’ka nevojë për president partiak por për president të të gjithë shqiptarëve. Kemi dakordësuar për nesër me Alibeajn. Dëshira jonë është që 4 grupet parlamentare të jenë të pranishme”, tha Balla.

Nga ana tjetër, Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh se “vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çfarëdo lloj pazari”.

“Doja në praninë tuaj të zhvillohej takimi, të vazhdoja diskutimin për atë që është qëndrimi ynë, e patë lëvizjen, jo tani por në 6, falë jush në takim i kam kërkuar çdo diskutim për çështjen e presidentit, jo për emrat, të bëhet me mediat se besoj se vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çfarë do lloj pazari, kjo është një gjë që ju dhe publiku e doni, nesër në 10:00 jeni të ftuar për të ndjekur diskutimin”, tha ai.

Alibeaj shkoi në Kryesinë e Kuvendit pas ftesës së Ballës ndaj opozitës për t’u takuar dhe për të dalë me një emër për kreun e ri të shtetit, në mënyrë që të mos dështojë edhe raundi i dytë i votimit. Megjithatë, kërkesa e Alibeaj që takimi të zhvillohet me praninë e mediave, bëri që të shtyhej për të mërkurën.

Konferenca e Kryetarëve caktoi datën 23 maj për zhvillimin e raundit të dytë të votimit, pas dështimit të të parit për shkak se asnjëra nga palët nuk dërgoi një emër konkret për presidentin e ri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme