Rama: Shqipëri-Greqi, plane të përbashkëta për shkëmbim të energjisë

Shqipëria dhe Greqia do të bashkëpunojnë në sektorin e energjisë, duke qene se vendi ynë ka energji hidrike dhe Greqia e siguron atë nga gazi. Ky bashkëpunim u pohua nga kryeministri Edi Rama, i cili tha për median greke, se planet janë në shkëmbimin e energjisë. Kjo deklaratë erdhi pas takimit me ministrin grek të Energjisë.
“Kemi plane të përbashkëta dhe shumë të dobishme reciprokisht dhe na duhet vetëm që të ecim përpara me shpejtësi dhe të përfitojnë nga këto plane, nga fakti që mund të shkëmbejmë energji duke qenë se kemi burime të natyrave të ndryshme, ne jemi hidro 100 %, Greqia është gaz, është termo”, tha Rama.
Gjatë vizitës së ministrit grek të Energjisë në Tiranë, Kostas Skrekas u takua edhe me ministren Belinda Balluku ku diskutimet u fokusuan në linjën e re të interkonjeksionit midis dy vendeve ky synohet që brenda 2030 linja e re e transmetimit midis Shqipërisë dhe Greqisë të jetë operative si dhe mbi funksionimin e Bursës Shqiptare të Energjisë ku më 23 nëntor parashikohet të nisë operimet duke përmbushur kështu një kusht tjetër të rëndësishëm për liberalizimin e tregut shqiptar, si kërkohet edhe nga Bashkimi Europian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




