Ministrja Spiropali: S’ka faj Berisha që e përqesh SPAK dhe e quan SKAP

Politikë | 4 vite më parë

Ministrja Elisa Spiropali, nga Kuvendi, i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë aferat korruptive për të cilat, sipas saj,akuzohet Sali Berisha. kërkesa e saj është bërë teksa ka zhvilluar një replikë me deputetin Berisha. Spiropali tha se nuk ka faj Berisha që flet këtu për vrasje, përderisa SPAK nuk ka e ka thirrur të japë dëshmi për vrasjet e Gërdecit dhe 21 janarit.

“S’ke faj që flet për vrasje, përderisa SPAK të sheh jo vetëm gjallë, por edhe me armën ngrehur. S’ka si shprehet se ende nuk je thirrur të japësh llogari. Korrupsioni yt ulëret nga Gërdeci, te CEZ, te Kompleksi Partizani i dhëndërit. Ti bën mirë që e luan rolin e viktimës nga Parisi drejt Uashingtonit, përderisa SPAK nuk i dëgjon ulërimat e të vrarëve. Pa folur për ulërimat e atyre që u vranë poshtë dyerve tua. Dua ta them këtu edhe pse me keqardhje se është kjo shumicë që e ka mbështetur reformën në drejtësi, atëherë kur ju dilnit në rrugë, kur godisnit me motolov e zjarr pikërisht se reforma kërkonte vota në kuvend.  Ti bën mirë që e përqesh SPAK-un e dhe quan SKAP, përderisa s’të ka kapur dhe të të çojë në të vetmen karrige ku duhet të jesh për të dhënë llogari për korrupsion, minimin të demokracisë dhe korrupsion të atij niveli dhe për vrasje njerëzish. Ti thua që Rama po i bën presion SPAK se të ka frikë. Po ku ka rival më të mirë se ty? Për vrasjet që shkaktojnë vetë nuk përgjigjen, nuk thonë kurrë më fal. Organet e drejtësisë le të na thonë a është ky ai plaku qelibar që hiqet, apo është ai që njohin SHBA, ai që mandatën e ka marrë në 2013, jo vetëm nga DASH”, deklaroi Spiropali.

 /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme