Deputeti i PD, Bardhi: “Opozita e vërtetë” mban peng opozitën për një vilë 760 mijë euro, të cilën ua ka zbuluar Rama

Politikë | 4 vite më parë

Replikat brenda PD-së sot kanë qenë më të mprehta, pas deklaratave të përfaqësuesve të Komisionit të Rithemelimit, të cilët shprehen kundër draftit e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Deputeti i PD, Gazment Bardhi, në një postim të tijin, ka deklaruar se opozita po mbahet peng për një vilë 760 mijë euro, nga ata tyë cilët deklarohen se janë “opozita e vërtetë”.

“Pyetje për “opozitën e vërtetë”. Vilën 760 mijë euro, e shitën apo s’po ja ble askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama”, shkruan Bardhi. 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme