Mbledhja e Grupit të PD, Salianji: Dështoi për herë të dytë! Presidenti i ri duhet të jetë politik

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas mbledhjes së Grupit të PD, ku thirrjes së Enkelejd Alibeaj iu përgjigjën vetëm 21 deputetë, duke mos patur kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje.
Me një postim në Facebook, Salianji thotë se mbledhja e Grupit të PD dështoi për herë të dytë. Ndryshe nga sa ka propozuar Alibeaj, Për Salianjin Presidenti i ri duket të jetë politik.
“I keqardhur që mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet! Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmërisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike! Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që t’i qëndrojë presionit politik të autokracisë Rama! Çdo zgjedhje tjetër është zgjedhje personale e Ramës siç ndodh në çdo autokraci! 63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës”, shkruan Salianji.
Enekelejd Alibeaj thirri sot mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD për të diskutuar mbi draftin e propozuar për zgjedhjen e Presidentit të ri. Mbledhja ka nisur prej orës 14:00, por nuk ka kuorum për vendimmarrje./rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




