Aksidenti në Tiranë, Braçe: Të fortët sillen si zot me makinat e tyre të shtrenjta

Politikë | 4 vite më parë

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me aksidentin që u regjistrua ditën e djeshme në Tiranë, ku një çift dhe foshnja e tyre u përplasën nga një makinë, teksa po kalonin në vijat e bardha.

Në Facebook Braçe e cilëson ngjarjen si të tmerrshme, teksa thotë se të fortët sillen si zot, duke ekspozuar makinat e tyre të shtrenjta.

“Tmerr! Sepse u bë kohë që, në rrugët e Tiranës sillen si zot të fortët këta me këto makina, të shtrenjta e që paraja e madhe ju jep një status mbi çdokënd tjetër, në kufijtë e të drejtës për të shtypur mbi ligjin po e po; Ecin si të duan, ndalojnë ku të duan, parkojnë dysh e tresh ku të duan, posaçërisht para lokaleve ku ulen e ku doemos duhet të kenë si pamje ata por edhe gjindja, makinën status pa pyetur për kërkënd, edhe 200 metër larg në çdo drejtim nga godina e Qeverisë!”, shkruan ai.

Aksidenti u regjistrua mesditën e djeshme, ku një çift së bashku me foshnjën e tyre vetëm 3 muajshe, u përplasën teksa po kalonin në vijat e bardha me semafor jeshil ndezur. Autori u identifikua nga policia si Ajas Sulejmani, i cili rezultoi edhe i droguar pas testit. Foshnja dhe prindërit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Sulejmani u arrestua nga policia pak orë pas aksidentit./ rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme