Ish-kryeministri në Kuvendin e PD-së: DASH s’ka asnjë provë për akuzat për korrupsion

Politikë | 5 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur ditën e sotme në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ka përsëritur edhe një herë se akuzat që janë bërë ndaj tij nga DASH për korrupsion janë shpifje.

Berisha thotë se për këto akuza nuk ka asnjë provë, ndërsa shton se do marrë çdo masë nëse paraqitet një provë e vetme ndaj tij.

“DASH më ka sanksionuar për akuza për të cilat nuk ka asnjë fakt provë dhe dokument. Jam sanksionuar nga lobimi i Sorosit të Edi Ramës. Cilido që do të paraqesë një fakt provë apo dokument kundër Sali Berishës ai është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes së tij. Unë jam Sali Berisha. Kurrë kurrë shpifjen, gënjeshtrën nuk e pranoj për të vërtetë. Ju jam mirënjohës ju të cilët ndani me mua këtë qëndrim.

Ky Kuvend hap kapitullin e përballjes me qeverinë. Edi Rama është kryeministri më i pashkollë në historinë e Shqipërisë. Po dhe po. Shqipëria në të katër anët e saj lëngon. Edi Rama me burgosje, dhunë vret shpresën në çdo shesh të Shqipërisë. ”, tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme