Rama reagon pas votëbesimit të Abazoviç: Ballkani me 6 shtete, tani me 3 kryeministra shqiptarë

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar menjëherë pasi parlamenti malazez, votëbesoi Dritan Abazoviçin, si kryeministrin e ri të Malit të Zi. Në një postim në rrjetet sociale, zoti Rama, pasi shprehet i lumtur për këtë akt, nënvizon se asnjë s’do ta besonte se tani rajoni i Ballkanit me 6 shtete, ka 3 kryeministra shqiptarë.

“I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë”, shkruan Rama. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme