Yuri Kim: Pushtimi rus në Ukrainë ka bërë të qartë nevojën e diversifikimit të burimeve të energjisë!

Politikë | 5 vite më parë

E pranishme në një takim me një grup kompanish lider në SHBA dhe BE në tregun e  Energjisë Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim u shpreh se siguria energjetike është e lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare.

Ajo tha se sipas saj pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka bërë të qartë nevojën e diversifikimit të burimeve të energjisë. Ndaj Kim theksoi domosdoshmërinë e gjetjes së një rrugë të re përpara për sigurinë energjetike dhe klimatike. 

“Jemi mbledhur të vendosur për sigurinë ndaj energjisë. Të gjithë kemi parë se pushtimi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga ana e Rusisë ka bërë të qartë se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë. Kemi nevojë që të kemi më shumë gaz sjellësa. SHBA dhe Evropa po përballen me një realitet të ri me sfida të reja. Sot, shpresoj që të zhvillojmë ide reale. Siguria energjetike ka qenë e lidhur me sigurinë kombëtare dhe ajo që po jetojmë sot e bën atë edhe më të dukshme. Të gjejmë rrugë të reja përpara për sigurinë energjetike dhe klimatike. Kjo është një nga arsyet kryesore pse u ndërtua gazsjellësi transadriatik. Jam e emocionuar që shoh kaq shumë drejtues nga sektori privat dhe qeveri të rajonit për të gjetur zgjidhje përballë këtyre sfidave. Tani është koha për të vepruar” tha gjatë fjalës së saj ambasadorja Yuri Kim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme