Ambasada Amerikane publikon mesazhin e Biden: SHBA dhe aleatët të përkushtuar për t’i importuar Rusisë kosto të rënda ekonomike

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar deklaratën e presidentit të SHBA, Joe Biden.
Presidenti shprehet se SHBA dhe aleatët e saj janë të përkushtuar për të vazhduar ndihmën ndaj Ukrainës dhe për t’i importuar Rusisë kosto të rënda ekonomike.
Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:
“Këtë mëngjes fola me aleatët dhe partnerët për të diskutuar mbështetjen tonë për Ukrainën përballë agresionit rus. Ne jemi të përkushtuar për të vazhduar ndihmën tonë dhe për t’i imponuar Rusisë kosto të rënda ekonomike – si dhe pohuam sërish solidaritetin tonë me popullin ukrainas”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




