Hyn në fuqi dekreti i Presidentit Meta për dhënien e shtetësisë shqiptare 7 personave

Është botuar në fletoren zyrtare dekreti i Presidentit Ilir Meta për dhënien e shtetësisë shqiptare 7 shtetasve. Dekreti i kreut të shtetit ka hyrë në fuqi ditën e djeshme.
DEKRET
Nr. 13540, datë 7.4.2022
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 16 e 20, të ligjit nr. 113/2020, “Për shtetësinë”, me propozim të Ministrisë së Brendshme,
DEKRETOJ:
Neni1
U jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tyre, personave të mëposhtëm:
- Jorgaq Spiro Dhimitri
- Athina Mitro Hanxhara (Ciko)
- Sofia Nikolla Mingo
- Ela (Enkela) Pellumb (Pllumb) Duman (Kurti)
- Medi Ismet Bregasi
- Theodhor Vasil Mingo
- Vasillo Pano Kapurani (Disho)
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ilir Meta
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




