Rithemelimi i PD, përfundon procesi zgjedhor në Gjirokastër

Politikë | 5 vite më parë

Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se është mbyllur procesi i zgjedhjeve për kryetar dege të PD në qarkun Gjirokastër, ku fitues është zgjedhur Eris Shehaj. Sipas Komisionit, nga numërimi i fletëve të votimit, Shehaj ka arritur që të sigurojë 53% të votave 

 

Njoftimi i plote: 

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike 
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Gjirokastër. 
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Gjirokastër u shpall Eris Shahin Shehaj me 53% të votave. 
Vijon procesi i votimit në 17 degët e tjera. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme