Federata Kombëtare Shqiptare e Gjuetisë letër Kryeministrit Rama: Shqyrtoni propozimin legjislativ për vendosjen e moratoriumit 5-vjeçar

Politikë | 5 vite më parë

Federata Kombëtare Shqiptare e Gjuetisë i ka dërguar një letër Kryeministrit Edi Rama ku kundërshton moratoriumin e ri 5-vjeçar të gjuetisë që pritet të diskutohet së shpejti në Parlament.

Në letrën dërguar kreut të qeverisë, Federata shkruan se nëse do të miratohet ky moratorium, do të sillte pasoja katastrofike për florën dhe faunën në Republikën e Shqipërisë.

Postimi nga Federata Kombëtare Shqiptare e Gjuetisë:

Mbeshtetje nga Nderkombetaret.

Sot nga Brukseli Federata Europiane e Gjuetise ka nisur nje leter Kryeministrit te Shqiperise ne kundershtim te moratoriumit te gjuetise.

Po ju prezantojme tekstin e shkruar.

Nje kopje i eshte nisur dhe Parlamentit Europian dhe Komisionerit per zgjerim ne BE.

Letra:

FACE, që përfaqëson 7 milionë gjuetarë në Evropë, po monitoron zhvillimet e fundit politike në lidhje me moratoriumin e gjuetisë në Shqipëri. Anëtari ynë, Federata Kombëtare Shqiptare për Gjuetinë dhe Konservimin, na informoi se një propozim legjislativ për një moratorium të ri 5-vjeçar të gjuestisë do të diskutohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë.

Duke qenë se politikat duhet të gjykohen nga rezultatet e tyre, është e pamohueshme që dy moratoriumet e mëparshme të gjuetisë patën efëekte katastrotike në faunën dhe florën e egër të Shqipërisë.

Zonat, të cilat supozohej të përdoreshin për programe dhe projekte për zhvillimin e faunës së egër, vazhdojnë të shkatërrohen për qëllime të tilla si ndërtimi dhe bujqësia, të cilat janë në kontrast të plotë me qëllimet që synon të arrijë legjislacioni mjedisor.

Më tej, të gjitha strukturat dhe organet shtetërore që ruajnë dhe menaxhojë jetën e egër janë dëmtuar, duke përfshirë shoqatat e gjuetisë dhe aktorë të tjerë kryesorë.

Na vjen keq që praktika e gjuetisë së qëndrueshme në Republikën e Shqipërisë aktualisht nuk është e mundur dhe ju bëjmë thirrje urgjente të shqyrtoni propozimin legjislativ për vendosjen e një moratoriumi 5-vjeçar. Nëse miratohet, do ketë pasoja katastrofike për faunën dhe florën në Shqipëri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme