Kryetari i KQZ mesazh partive politike: Nisni nga puna për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR

Politikë | 5 vite më parë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë pak më parë një mesazh për partitë politike, që të nisin punën për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore. Celibashi shprehet se zgjedhjet e ardhshme vendore janë shumë afër, ndërsa shton se data 16 prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, ndërsa 14 maj 2023, data e fundit.

“Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit.

Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjërrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online, përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi, janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar.”, deklaroi Ilirjan Celibashi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme