Rama: Zbulon një tjetër mekanizëm të funksionimit të brendshëm të partisë. Në vjeshtë mbajmë kongres tjetër

Duke folur në Kongresin e PS, kryeministri Edi Rama ka zbuluar një tjetër mekanizëm të funksionimit të brendshëm të partisë.
Ai njoftoi se në vjeshtë do të mblidhet një tjetër Kongres ku do të kërkohet llogari për të gjithë punën e kryer. Për të vlerësuar punën e krerëve të degëve, kryetarëve të bashkive, por edhe të deputetëve, Rama tha se do të ngrihet një mekanizëm ku do t’i kërkohet të gjithë anëtarësisë së Partisë Socialiste mendim për performancën e tyre.
Rama shpjegoi se anëtarësisë do t’i kërkohet mendimi përmes një letre me shkrim sekrete, ku të gjithë anëtarët do të vlerësojnë performancën e bashkive dhe të të gjitha institucioneve të pushtetit qendror në qarqe. Më pas, përgjigjet e anëtarësisë do të analizohen në Kongresin e vjeshtës
“Së pari mendoj se është e udhës që në vjeshtë tjetër Kongres që t’i përkushtohet llogaridhënies lidhur me çka thamë sot, lidhur me një periudhë që do jetë sfiduese dhe provë për të gjithë. Propozoj të nisim punën, me zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë. Duhet të ndërtojmë një mekanizëm të marrjes së opinion të gjithë anëtarësisë së partisë për institucionet vendore dhe qendrore në territor, marrje mendimi me shkrim. E gjithë partia do të ftohet që të japë opinion e vet me një fletë sekrete për performancën e bashkive dhe të gjitha institucionet e pushtetit qendror atje.
Partia duhet të jetë syri që ndjek në emër të të gjithë zgjedhësve realizon e programit dhe raportin me zgjedhësit, të të zgjedhurve dhe të përfaqësuesve të pushtetit. Ne duhet ta kthejmë në rregull, nuk mundet dot që të zgjedhurit dhe për e pushteti të jenë të mbrojtur nga një gardh bashkëpunëtorësh të afërt”, tha Rama.
Përderisa këshillat bashkiak nuk e luajnë rolin e tyre, janë të konfomuar komplet atje, dhe nga an tjëtr përderisa shumë drejtorë të kësaj maxhorancë dhe për institucionesh nuk e luajnë rolin e tyre, por janë në rrethin e pushtetit ët vogël dhe na ndajnë ne nga pjesa e njerëzve, ne duhet të lidhemi direkt me ta. Anëtarësia duhet të ketë mundësinë që të shprehet, pastaj vijmë në kongres dhe diskutojmë rezultat e shprehjes së anëtarësisë, mos të them që të shtrihet përtej anëtarësisë, por për momentin ta nisim me ta, për ta pyetur sa i kënaqur është nga kryetari i bashkisë.
Drejtuesit e qarqeve kanë rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë aspekt, edhe ata duhet ët japin llogari në kongres. Partia duhet pyetur edhe për deputetë, për deputetë e qarkut apo bashkisë. Kemi deputetë të shkëlqyer e them me plot gojën, rrin e ndjekin çdo gjë në terren, por kemi deputet që për herë të fundit kanë qenë ditën kur janë numëruar votat. kemi deputetë që shkojnë në territore më pak se çfarë shkojnë drejtuesit e qarkut”, tha Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




