Kongresi i Partisë Socialiste, zbardhet agjenda

Socialistët shqiptarë mbledhin sot Kongresin. Forumi më i lartë politik i partisë që drejton qeverinë e Shqipërisë prej 9 vitesh, ishte parashikuar të mbahej në muajin shkurt, por u shty për shkak të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.
Kongresi do të jetë një shfaqje politike ku protagonistët do të jenë të shumtë, nga kryeministri me fjalimin e tij, sekretariati, deputetet dhe delegatët.
Kreu i partisë dhe kryeministri Rama i ka ftuar të jenë kritikë për të treguar çfarë nuk funksionon. Rama lajmëroi vetë këtë javë se kongresi do të jetë një format i ri në organizim.
Kongresi i socialistëve shqiptarë do të miratojë disa ndryshime në statutin e PS. Kongresi do të votëbesojë sekretariatin e partisë që drejtohet nga Gjiknuri dhe do të votojë për lirimin nga detyra të të gjithë kryetarëve të PS në nivel bashkie.
Kongresi i PS vjen në një kohë kur skena politike në Shqipëri është sa e qetë në dukje aq edhe me të papritura.
Opozita e djathtë dhe ajo e majtë është në krizën më të thellë që kur u krijua në vitin 1991, Parlamenti duhet të zgjedhë një president të ri, ndërsa qeveria e zotit Rama duhet të përballet me krizën që mund të sjellë përshkallëzimi i luftës në Ukrainë dhe orteku i çmimeve në tregjet botërore që sigurisht nuk mund të mos ndikojnë edhe në tregun e vogël të Shqipërisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




