Berisha vijon sulmet ndaj ambasadores amerikane: Ka shkelur Konventën e Vjenës

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për mediat, pas takimit të Komisionit të Rithemelimit, deklaroi se ambasadorja amerikane Kim ka shkelur Konventën e Vjenës.
“Kryetari i PD-së u shkarkua me datën 11 dhjetor me 4446 votat e delegatëve dhe 44 mijë votat e anëtarëve. Askush nuk ka tjetër tagër të caktojë kryetarin e PD. Një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkelje flagrante të Konventës së Vjenës në sovranitetin e një force të lirë politike. E përsëris publikisht se kurrë, as kryetarin dhe as Kryesinë, askush nuk do ta përcaktojë përveç anëtarëve të PD”, tha Berisha.
Berisha tha se kanë marrë listat e zgjedhjeve të kaluara dhe do i dërgohet kryesisë.
“U diskutua gjerësisht për listat, me të cilat do votohet gjatë këtyre javëve për kryesinë, për kryetarët. Lista do u dërgohet kryesive të PD-së, të cilat do jenë ato që do japin votën përfundimtare për listën me të cilët do votojnë anëtarët e PD-së. Kam besim të plotë se ekziston vendosmëri për të bërë gjithçka që çdo anëtar i PD të votojë për kryetarin e degës dhe për kryetarin e grup seksionet e me radhë. Në mbledhje u diskutuan probleme të tjera dhe me këtë rast edhe njëherë dua të garantoj cdo anëtar të PD se formulari i shpërndarë nuk ka asnjë qëllim përveç pajisje me dokumentet e PD dhe jo për qëllime votimi”, tha Berisha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




