PS pritet tu ndërpresë mandatin, të 61 kryetarëve socialistë të degëve në të gjithë Shqipërinë

Kongresi i PS, i cili do të mblidhet me datë 9 prill 2022, përveç miratimit të ndryshimeve në statut, duket se do të njihet edhe me projektvendimin për ndërprerjen e mandatit të 61 kryetarëve socialistë të degëve në të gjithë Shqipërinë. Ndërprerja e mandatit pritet të miratohet në kongresin e PS. Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të socialistëve në rrethe, mësohet se do të zhvillohet në periudhën nga data 1 Maj, deri më 15 Qershor 2022.
Pr/vendimi
V E N D O S I:
Të ndërpresë mandatin 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;
Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;
Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;
Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022;
Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;
Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




