Mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar, Rama: Dhanë mendimin e tyre mbi 563 mijë qytetarë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se më 31 mars është mbyllur procesi i Këshillimit Kombëtar. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Rama thotë se në këtë proces kanë marrë pjesë mbi gjysmë milioni qytetarë.
340 143 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre për çështjet e ngritur përmes postës, ndërsa 127 130 online dhe 95 922 në tendat e ngritur për këtë proces.
“Dhe me një falenderim të megjithëzemërt për mbi gjysmë milionë shprehje interesi për Këshillimin e parë Kombëtar, si edhe duke i siguruar të tërë pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh, ju uroj të gjithëve një fundjavë të qetë”, shkruan kryeministri.
Më 24 dhjetori të 2021, Kryeministri Edi Rama komunikoi nismën nga qeveria e tij, që kishte të bënte me këshillimin me qytetarët për disa çështje të rëndësishme që nga kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore e deri tek politika e jashtme e vendit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




