Nisin përgatitjet për Kongresin, PS mbledh me 6 prill Asamblenë Kombëtare

Politikë | 5 vite më parë

Socialistët përgatiten që të thërrasin Kongresin, me qëllim miratimin e ndryshimeve të reja në statutin e partisë. Por, paraprakisht, kryesia e PS ka vendosur që me dt. 6 prill të thërrasë Asamblenë Kombëtare, në të cilën do të bëhen prezent ndryshimet statutore, të cilat më pas do ti kalojnë për miratim Kongresit, i cili do të mblidhet me 9 prill.

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS do të bëhet online. PS ka bërë publike edhe rendin e ditës së këtij aktiviteti.

Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:

  1. Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.oo, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
  2. Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
  3. Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
  4. Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.
  5. Ditën e hënë, datë 04.04.2022, do ju dërgohen materialet përkatëse të mbledhjes, ndërsa ditën e mërkurë në mëngjes do ju dërgohet linku përkatës për lidhjen online.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme