Berisha sfidon Alibeajn dhe merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar

Udhëheqësi historik i PD Sali Berisha po merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, duke sfiduar kreun në detyrë Enkelejd Alibeaj i cili i kishte kërkuar të mos ishte pjesë e saj, pasi është i përjashtuar.
Mes tyre ka patyr edhe shkëmbim replikash. “Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Z.Berisha me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum” tha zoti Alibeaj.
“Z.Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, pasi jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit!” ka qenë reagimi i zotit Berisha.
Javën e kaluar Gjykata e Tiranës i ka njohur Sali Berishës dhe mbështetësve të vet të drejtën për të udhëhequr Partinë Demokratike. Në vendimin e dhënë nga gjykata, njihen aktet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 dhjetor 2021, nga grupi i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.
Regjistrimi i kuvendit të mbajtur në stadiumin kombëtar, i hap rrugën idhtarëve të foltores të marrin vulën e partisë, të hyjnë në godinën zyrtare dhe së fundi të drejtojnë PD deri sa ajo të zgjedhi forumet e reja drejtuese.
Nga 52 deputetë, 8 prej tyre nuk janë të pranishëm në sallë. Mes atyre që mungojnë ishte dhe ish kryetari Lulzim Basha. Mbledhja ka gjatur rreth 1 orë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




