Deputetja demokrate propozon 4 pika, mbi të cilat mund të ribashkohet grupi parlamentar i PD

Politikë | 5 vite më parë

Zhvillimet më të fundit në PD, përveç anëtarësisë, duket se janë edhe në fokus të deputetëve të kësaj force politike. Duke marrë shkas nga përplasjet brenda kësaj force politike, deputetja e PD, Ina Zhupa, ka propozuar mbledhjen e përbashkët të 52 deputeteve të Partisë Demokratike.

Sipas saj, është e nevojshme që të lihen mënjëanë ekranet televizive dhe të flitet me njeri- tjetrin  “sy me sy“. Ajo ka ftuar çdo koleg deputet, përfshirë Bashën dhe Berishën, që këtij propozimi t’i pergjigjen personalisht dhe jo nëpërmjet të tjerëve, për të mirën e PD.

“Më 25 prill 2021 kemi marr 622187 vota të vlefshme të shqiptarëve, duke nxjerr nga lista jonë 59 deputetë nga të cilët 7 nga partia aleate në listën e PD dhe 52 deputetë nga Partia Demokratike. Fatkeqësia është që në asnjë votim në parlamentin shqiptar, nuk kemi arritur dot të marrim 59 vota kundër apo pro një çështje të mbrojtur nga opozita dhe kur parimisht mund të kemi qenë dakord të gjithë, por jemi ndarë te forma apo subjekti propozues! Ngjarjet në Partinë Demokratike janë të njohura për publikun, si deputete e Partise Demokratike ndjej detyrim moral ndaj votuesve tanë që të permbush angazhimin e marr për të perfaqesuar interesat e tyre në parlament. Si anëtare e Partisë Demokratike ndjej detyrim moral ndaj bashkëudhëtarëve të partisë të arrijmë bashkimin që na çon në forcimin tonë, në përfaqesim me dinjitet të tyre, në fitimin e bashkive ne 2023 dhe në objektivin kryesor rrëzimin sa më shpejt të Edi Ramës“, deklaron Zhupa.

Propozimet

 1- Mbledhjen e përbashkët të 52 deputetëve të Partisë Demokratike, të votuar nga qytetarët shqiptar, për ti përfaqësuar, pa asnjë përjashtim!

2- Mbledhja e parë të zhvillohet vetëm me një pike të rendit të ditës: Situata ne PD! Të dëgjojme njëri- tjetrin, të flasim me njëri tjetrin sy më sy dhe jo nëpërmjet ekraneve të televizioneve ku jemi bërë ushqimi i përditshem i publikut që e ndjek si telenovelë!

3- Mbledhja e parë të zhvillohet në ambjentet e kryesisë së Kuvendit, ku mblidhen edhe grupet e tjera parlamentare, po ku edhe grupi jonë është  mbledhur me raste të caktuara.

4- Mbledhja e parë të moderohet nga deputetja më e re e grupit parlamentar Andia Ulliri, dhe mos të ketë limit kohor në diskutime. Hierarkitë partiake le të zhduken nje moment. Asgjë e keqe nuk do të vijë.

Sigurisht, nuk mendoj se pas asaj mbledhje PD do dali e bashkuar automatikisht, por mendoj se është detyrim ndaj 622187 shqiptarëve dhe një hap i parë.

Të bisedosh jo gjithmonë arrin të biesh dakord me çdo gjë, por të paktën ke tentuar dicka me qytetari dhe me vullnet të mirë. Demokratët janë shquar për mbrojtjen e fjales së lirë!

Ftoj cdo koleg deputet që këtij propozimi ti pergjigjet pa tagra te tjerë perfaqesues, por në tager personal dhe politik, si deputet i PD për të mirën e PD!


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme