Berisha: Do të garoj për kreun e PD, e kërkon anëtarësia!

Ish kreu dhe ish kryeministri i PD Sali Berisha ka konfirmuar të premten se do të jetë pjesë e garës për kreun e ri të PD. “Unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg, deputet dhe jo deputet që dëshiron të garojë se është i mirëpritur në një garë të hapur e të ndershme” tha zoti Berisha në një konferencë për mediat nga selia blu, e para pas konfliktit me ish kreun e PD Lulzim Basha.
“I ftoj ata që kanë ndërmend të garojnë të krijojnë ekipin dhe të përcaktojnë çfarë rregullash duan dhe i garantoj që do jetë gara më e hapur ndonjëherë” premtoi zoti Berisha. “Nuk vendos Sali Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosën një lëvizje që filloi unike në llojin e saj ku anëtarësia merr në dorë fatin e partisë dhe anëtarësia ka në dorë dhe fatin tim”, tha ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




