Tabaku: Kriza në Shqipëri faji i qeverisë Rama!

Politikë | 5 vite më parë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sulmuar ashpër në parlament qeverinë dhe drejtëpërdrejt kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për krizën e thellë ekonomike që ndodhet Shqipëria.  nuk ka asnjë lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

Sipas saj lidhja kryesore është politik ekonomike që Edi Rama ka ndjekur në këto vite.

“Është situatë ku inflacioni po shoqërohet me rritje të varfërisë. Kjo situatë ka nisur që në fund të vitit të kaluar qenë dhjetor. Përjetuan rritje çmimesh. Në kohën e krizës ne pamë se menaxhimi më i mirë i kaskadës do ndikonte më mirë. Kur duhej blerë energjia, qeveria shiti. Ne kemi bërë një kallëzim në SPAK për këtë çështje.  Ne thamë se qeveria duhet të marri masa se po vjen një krizë që nuk ka lidhje me dinamikat botërore. Krizë ka nisur të ndihet herët shumë. Sot një familje paguan 42% ushqime.” tha Tabaku.

Zonja Tabaku këmbëngumi se gjithçka vjen nga krizë e korrupsionit që lulëzon në Shqipëri.

“Nuk është rastësi që çmimi i karburantit ulet dhe ngrihet me buton. Konkurrenca sot ka mbyllur veshët. Pse rritet më shpejt se çmimi në bursë? Arsyeja është taksa. Apo 120 lekë në një litër karburant. Janë taksa të rritura në mënyrë abuzive” tha ajo.

Me këtë rast PD ka kërkuar një reduktim të taksave.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme