Balla takon Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Qendrore dhe Jugore në DASH Martin McDowell

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim me Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit Martin McDowell.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shprehet se Shtetet e BashkuaFa të Amerikës përmes DASH mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes DASH mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian. E falenderova zotin McDowell për përpjekjet e tyre diplomatike për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sa më parë.

Lidhur me agresionin rus kundër Ukrahinës, siç tha Presidenti i SHBA Joe Biden “Demokracitë po ngrihen në lartësinë e këtij momenti, duke bashkuar botën në anën e paqes dhe anën e sigurisë. Ne po tregojmë forcën tonë dhe ne nuk do të lëkundemi”, shkruan Balla.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme