Kryemadhi: Nëse opozita do kishte fituar zgjedhjet, do të tërhiqesha përfundimisht nga politika! Meta do vazhdonte president

Politikë | 5 vite më parë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbuluar për herë të parë se çfarë do të ndodhte nëse gjerat do të kishin shkuar ndryshe në 25 prill dhe zgjedhjet të ishin fituar nga opozita.

Duke folur në emisionin “Dekalog” në RTSH24, Kryemadhi u shpreh se nëse zgjedhjet parlamentare do të ishin fituar nga opozita, do të ishte tërhequr nga politika, ndërsa Meta do të merrte mandatin e dytë si President.

 “Zgjedhjet e 25 prillit ishin një shkëputje përfundimtare për Monika Kryemadhin nga politika. Ne do të çonim në qeverisje LSI me PD, ku zoti Basha do të bëhej kryeministër, më pas zoti Meta do të merrte mandatin e dytë të presidentit dhe unë do të shkoja në pozicionin si bashkëshortja e presidentit dhe do të tërhiqesha nga politika. Dhe kjo ishte një nga arsyet që në listat e LSI ishin 99 % me të rinj. Me 3-4 elementë të themelimit të LSI që ishin pjesë e themelimit. E gjithë pjesa tjetër ishin komplet të rinj. Ishin nga bota akademike, profesionistë të rinj, të shkolluar jashtë shtetit. Kjo ishte dhe arsyeja që në si LSI po i jepnim një hapësirë zotit Basha për ta marrë PD, për të thënë që ky është kryetari i PD” – tha Kryemadhi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme