Grida Duma: Basha ka kohë deri nesër të dorëhiqet!

Politikë | 5 vite më parë

Deputetet e Partisë Demokratike i kanë lënë kohë Lulzim Bashës të dorëhiqet nga posti i Kryetarit të PD-së, deri ditën e enjte. Kjo është bërë e ditur sot nga ish-nënkryetarja e PD-së Grida Duma, e cila tha se Basha duhet të largohet për t’i hapur rrugë bashkimit të demokratëve.

“Solidariteti i treguar për të qenë bashkë me Bashën nuk duhet keqpërdorur për të zvogëluar PD. Në ka një arsye të vetëm për të cilën kemi qëndruar në bllok si grup parlamentar për të kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës është vetë një, Partia Demokratike nuk mund të zvogëlohet më. E dalë forcë e tretë më 6 mars demokratët nuk pranojnë të jenë humbës. Duhet secili të qartësohet se nëse i bën dëm PD duhet të bëj hap pas në mënyrë të parevokueshme. Deputetët i kanë lënë kohë deri nesër siç edhe ai kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar. Lulzim Basha tha se hapi im pas dhe tërheqja ime është e padiskutueshme, me jepni pak kohë dhe mundësinë që të qartësohem me disa struktura të tjera për të bërë gjetur një mënyrë konstruktive për t’u tërhequr. Lulzim Basha nuk ka rrugë tjetër përveçse të tërhiqet. Aksionet e demokratëve nuk mund të keqpërdoren nga një aksioner i vetëm që vetëm ka humbur”,-tha Duma.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme