Kryeministri Rama vizitë në Dubai: Vend mik që na është gjendur në momente të vështira

Kryeministri Edi Rama, ndodhet për një vizitë Dubai, nga ku ka vlerësuar marrëdheniet e Shqipërisë me Emirattet e Bashkuara Arabe. Zoti Rama tha se Emiratet e Bashkuara Arabe na janë gjendur pranë për rindërtimin pas tërmetit tragjik, ndërsa po vijon edhe puna për ndërtimin e portit në Durrës.
“Emiratet e Bashkuara Arabe dhe udhëheqësi i tyre dhe falë tyre dhe bujarisë së këtij vendi sot kemi një lagje krejt të re që po ndërtohet në Durrës ku tërmeti pati goditjen më të fortë. Kemi një punë të vazhdueshme ku ndërtohet për ata që janë privuar për shtëpitë e tyre dhe në të njëjtin qytet pranë detit kemi një prej porteve më të bukura turistik në botë e ndoshta dhe më të madhin në Mesdhe që dalëngadalë po merr formë dhe po bëhet gati të marrë formë në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe atyre që do duan të vijnë në Shqipëri. Falë nxitjes që ka ardhur dhe falë një miku të shkëlqyer”, tha Rama.
Kryeministri Rama, në fjalën e tij në një nga panairet më të madha botëror ‘Expo Dubai 2020’, bëri thirrje për të vizituar Shqipërinë, si një vend i vogël, por me bukuri të shumta që mbeten ende për t’u zbuluar. Për kryeministrin, kushdo që do të vizitojë vendin tonë, ka garancinë se jo vetëm nuk do të pendohet, por përkundrazi do të dojë të rikthehet.
“Midis kaq shumë vendesh të jesh i vogël ne jemi një prani modeste por besojmë se jemi mes atyre vendeve që mbetet ende për tu zbuluar dhe mes atyre destinacioneve që mbeten ende për tu shijuar nga njerëzit nga Europa, Lindja e Mesme e nga mbarë bota. Për këdo që do të vizitojë pavijonin tonë modest të gjitha ata që po dëgjon fjalët dua t’ju them ejani në Shqipëri dhe mund t’iu garantoj se kurrë nuk do të pendohemi në të kundërt do të domi të riktheheni sërish”, tha Rama.
Kryeministri Rama, në këtë vizitë në Dubai, shoqërohet nga ministret Belinda Balluku, Elva Margariti, Delina Ibrahimaj dhe ministri Bledi Çuçi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




