Rritja e çmimit të naftës, Berisha: Tirana në protestë kundër qeverisë

Politikë | 5 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin për të protestuar para godinës së Kryeministrisë lidhur me rritjen e çmimit të naftës.

Sipas njoftimit të Berishës, protesta pritet të mbahet në orën 17:00.

“Tirana në shesh në ora 17:00 kundër qeverisë për rritjen e çmendur të çmimit të naftës!” shkruan Berisha.

Berisha ka hedhur akuza ndaj Kryeministri Rama, duke e fajësuar si shkaktar i rritjes së naftës.

“Nafta në Shqipëri arrin çmimin me të lartë në botë. Kjo ndodh kur kreu i meduzës bëhet zëdhënës i rritjes së çmimit të kompanive të naftës, ose aksioner i tyre! Sb”, -shkruan Berisha në Facebook.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme