A do jenë dorëheqjet e Gjekamarkaj dhe Açkës të fundit?

Zgjedhjet e pjesshme vendore, më shumë se sa një sfidë për PS, duket se kanë prodhuar jo pak pështjellim në kampin opozitar. PD shënoi tregues negative në këto zgjedhje, duke u renditur forca e tretë politike. PD nuk arriti të fitojë asnjë bashki, nga 6 që ishin në garë. “Shëtpia e Lirisë”, një koalicion ky mes LSI dhe Kolaicionit për Rithemelimin e PD, arriti të marrë bashkinë e Shkodrës, duke u renditur në 4 bashki edhe si forca e dytë politike.
Zgjedhjet vendore kanë një diferencë me zgjedhjet politike, por në një farë mënyre ato shprehin edhe një tendencë. Nisur nga kjo situatë, PD duket se është një udhëkryq mjaft delikat.
Mjaft deputetë, deri dje mbështetës të kreut të PD, tashmë po kërkojnë largimin e Bashës. Nga ana tjetër, kanë fillur edhe dorëheqjet nga strukturat e larta drejtuese të PD, siç janë deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka.
Për kreun e PD duket se janë disa enigma për tu zgjidhur, por ajo që vihet re është plasaritja në strukturën organizative dhe atë parlamentare të PD. Zgjedhjet e pjesshme, më shumë se një rezultat elektoral, duket se kanë turbulluar më shumë ujërat brenda kampit të opozitës. A do jenë dorëheqjet e Gjekamarkajt dhe Açkës të fundit?
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




