Basha: Na kanë vjedhur zgjedhjet!

Politikë | 5 vite më parë

 

Kreu i PD Lulzim Basha vazhdon të këmbënguli se partia e tij dhe ai vetë personalisht  nuk kanë humbur zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. 
Por sot tërhoqi vemendjen një tjetër deklaratë e tij.  “S’kam humbur asnjë garë, i kanë vjedhur” ka qenë reagimi i tij pas një debati me deputetin Dashnor Sula. 
Sipas mediave ky i fundit i ka kërkuar kryedemokratit  zgjidhje pasi po bëhen të pabesueshëm nga populli.
Në zgjedhjet e së dielës PD u radhit forca e tretë politike pas PS dhe grupimit “Shtëpia e lirisë” e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha.
Në media qarkullojnë deklarata se ish përkrahës të Bashës po kërkojnë largimin e tij, ndërsa të tjerë kanë bërë thirrje për bashkimin e gjithë demokratëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme