Socialistët urojnë Bardh Spahinë, për zgjedhjen si kryebashkiak të ri të Shkodrës

Socialistët urojnë Bradh Spahinë, për zgjedhjen si kryebashkiak të ri të Shkodrës. Ministrja e Shtetit, Edona Bilali, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka uruar Spahinë për fitoren.
“U mbyll gara për Bashkinë Shkodër. Qytetarët me vullnet të lirë caktuan modelin dhe individin me të cilin dëshirojnë të përfaqësohen. Dua ta falenderoj Majlindën që vuri zemrën e tan përkushtimin e saj në dispozicion. Rezultati i arritur nga ajo edhe pse nuk mjaftoi për të fituar garën, është tregues i vlerësimit jo vetëm nga radhët e Partisë Socialiste por edhe nga qytetarët. Faleminderit edhe të gjithë mbështetësve të kësaj fushate, rinisë, strukturave partiake dhe gjithë atyre që ndihmuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e qetë të gjithë proçesit zgjedhor.
Përgëzime për kandidatin fitues. Uroj të vendosë Shkodrën gjithmonë të parën në çdo vendimmarrje”, shkruan ministrja Bilali.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




