Kandidatja e PS-së fiton bindshëm, Balla: Puna fillon menjëherë

Politikë | 5 vite më parë

Pas shpalljes së fitores së zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6-marsit, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla ndërsa i uroi suksese kandidates Eriselda Sefa, vuri theksin se çdo premtim i fushatës do të bëhet realitet.

“Faleminderit popullit të Lushnjes për këtë votë që nuk ka nevojë vetëm për shumë respekt të cilin do e bëjmë nëpërmjet punës duke ja kthyer respektin gjithë qytetarëve. Puna do të fillojnë menjëherë, Lushnja do të kthehet në një kantier ndërtimi dhe ne do të vazhdojmë pa ndërprerje, do të vazhdojmë me çështjet që lidhen me bujqësinë, tek investimet që lidhen me infrastrukturën dhe Lushnja e Kongresit do të marr  vendin që i takon për numrin e investimeve që duhen për këtë Bashki”, theksoi Balla.

Balla shtoi me tej se do të vijojë puna me çështjet që lidhen me bujqësinë, tek investimet që lidhen me infrastrukturën dhe Lushnja e Kongresit do të marr  vendin që i takon për numrin e investimeve që duhen për këtë Bashki.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme