PD paditi në SPAK Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë

Partia Demokratike ka paditur të premten në SPAK, Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.
Lajmin e bëri të diturnë një deklaratë për mediet, zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa. Ajo deklaroi se provat që PD ka paraqitur në padinë penale në SPAK, lidhen me Engjëll Agaçin për inceneratorin e Elbasanit.
Sipas zonjës Zhupa ligji nuk njeh asnjë procedurë tjetër përveç tre procedurave ligjore që janë; e hapur, e kufizuar dhe procedurë me negocim me shpallje paraprake. Por procedura e zgjedhur nga qeveria shqiptare është një procedurë që nuk e njeh ligji, një procedurë jo ligjore. Për këtë arsye përgjegjës është Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




