Rama: 141 vende ndëshkojnë Rusinë në OKB, kundër agresionit ndaj Ukrainës

Politikë | 5 vite më parë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot më shumicë dërrmuese votash një rezolutë që dënon agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke e detyruar këtë të fundit ti japë fund luftës.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili, me anë të një postimi në Twitter, shkruan se 141 vende ndëshkuan Rusinë, duke ju referuar 141 votave pro që mori rezoluta. Teksa publikon dhe mënyrën se si shtetet votuan, Rama shprehet se vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.

“141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës! Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah! Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.”- shkruan Rama.

Rezoluta u miratua me 141 vota pro, 5 kundër nga Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria dhe Bjellorusia. 35 anëtarë abstenuan.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme