PD akuza Ramës: E ktheve bashkinë në Lushnjë në skenë krimi, as nuk kërkove ndjesë

Politikë | 5 vite më parë

Partia Demokratike ka reaguar ndaj kryeministrit Rama, i cili nga Lushnja, akuzoi kandidatin e saj se “nuk është e ardhmja, por vijimësi  e bravës dhe bishtit të varesë”. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, shkruan se “Rama nuk kërkoi ndjesë për shndërrimin e Bashkisë së Lushnjës në skenë krimi”. Bardhi tha se Eriselda Sefa nuk është alternativë për Lushnjën, por vazhdim i të njëjtit grup.

“Edi Rama ishte sot në Lushnje, por nuk kërkoi ndjese për shndërrimin e Bashkisë në skenë krimi. Ai nuk u distancua nga korrupsioni dhe vjedhja në Bashkinë Lushnjë dhe u paraqiti sot qytetarëve të Lushnjes të njëjtën alternativë, anëtaren e të njëjtit ekip, që prej 15 vitesh mban peng Bashkinë e Lushnjes. Lushnja ka zgjedhje të parakohshme në 6 Mars për shkak se Edi Rama abuzoi me besimin e lushnjarëve dhe se i gjithë zinxhiri drejtues i Bashkisë dhe Partisë Socialiste Dega Lushnje është sot në burg. Eriselda Sefa, kandidatja e Edi Ramës në Lushnje, është vetë e kallëzuar në SPAK për abuzime me detyrën dhe besimin e qytetarëve. Në vend që të vijë vërdallë në Lushnjë dhe të tregojë barcaleta, Edi Rama dhe kandidatja e tij në Lushnjë duhet t’u kërkonte ndjesë qytetarëve lushnjarë për vjedhjen dhe korrupsionin prej 15 vitesh në Bashkinë Lushnje.  Ndjesa e munguar për lushnjarët është shenjë e qartë e arrogancës, mosmirënjohjes dhe sjelljes si pushtues me bashkëqytetarët e tyre. Lushnjarët nuk janë pronë e askujt, ndërsa Lushnja është pronë e qytetarëve të saj. Qytetarët e Lushnjës në 6 Mars kanë shansin të heqin shiritin skenë krimi nga Bashkia Lushnjë dhe t’u kthejnë bashkinë qytetarëve. Eriselda Sefa nuk është alternativë e re për qytetarët. Ajo është vazhdim i të njëjtit grupim, që kërkon ta mbajë Bashkinë Lushnjë skenë krimi edhe për më gjatë”, shkruan Bardhi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme