Lufta në Ukrainë, Kryemadhi: Zgjerimi i BE garanci për forcimin e demokracisë!

Politikë | 5 vite më parë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përshëndetur mbështetjen e BE-së ndaj kërkesës së Ukrainës për anëtarësimin më të shpejtë në familjen europiane. Kryemadhi shpreh bindjen se zgjerimi i Bashkimit Europian është garanci për forcimin e demokracisë dhe ruajtjen e paqes për vendet aspirante. Sipas Kryemadhit, kjo luftë që ka përfshirë popullin e pafajshëm të Ukrainës, përbën rrezik real për Shqipërinë, rajonin tonë e gjithë botën mbarë.

“E admirueshme përgjigja e fortë nga Parlamenti Europian ditën e djeshme, si dhe i gjithë lidershipi i treguar këto ditë nga vendet e BE, për të dënuar e frenuar agresionin rus mbi Ukrainën.

Përshëndes mbështetjen e BE ndaj kërkesës së Ukrainës për një anëtarësim më të shpejtë në familjen europiane. Ky është një zhvillim tepër pozitiv. Qëndroj e bindur se zgjerimi i Bashkimit Europian, i cili ka hasur vështirësi vitet e fundit, është garanci për forcimin e demokracisë dhe ruajtjen e paqes për vendet aspirante por edhe gjithë familjen europiane.

Kjo luftë që ka përfshirë popullin e pafajshëm të Ukrainës, përbën rrezik real për Shqipërinë, rajonin tonë e gjithë botën mbarë. Në vitet që jetojmë, lufta kurrë nuk mund të jetë rruga e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe askush nuk mund të çënojë të drejtën e popujve për të jetuar të lirë brenda kufijve të shtetit të tyre. Demokracia duhet të triumfojë!”, tha Kryemadhi.

               


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme